Kuriozitete
Çifti hapi dhuratën misterioze të dasmës 9 vjet më vonë, shokohen nga ajo që shohin (Foto)
Të gjithë janë kurriozë për letrat misterioze. Disa do të donin ta hapnin menjëherë, mirëpo të tjerë kanë fuqinë që ta ruajnë për kohën e duhur.
Një çift nga Michigan’i i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin martuar në shtator të vitit 2007, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova. Në mesin e dhuratave të tyre, Kathu dhe Brandon Gunn, kishin marrë një dhuratë nga halla e saj Alison, dhe në zarfin e dhuratës shkruhej:
“Mos e hapni deri në grindjen tuaj të parë”. Pavarësisht se ata kishin pasur shumë grindje e përplasje dyersh në mes tyre gjatë martesës, Kathy ka thënë se letra kishte mbetur e pahapur për 9-të vjet. Mirëpo së fundmi, ata po flisnin për dhuratën e dasmës që do t’iu bënin miqve të tyre, dhe u kishte rënë në mend se ata vet kishin një të tillë që nuk e kishin hapur dhe e mban in në dollap. Vetëm pas 9-të vitesh, ata kishin vendosur ta hapnin dhuratën e hallës.Në të kishte një shënim dhe disa para.Kathy’t i kërkohej që me paratë të blinte një lloj ushqimi që e pëlqenin të dytë dhe të përgatiste një banjë të ngrohtë për çiftin.Kurse Brandon’it, i kërkohej që të blinte lule dhe një shishe verë të kuqe.
Kathy ka thënë se kjo dhuratë, edhe pse e pahapur për një kohë aq të gjatë, u ka mësuar atyre për tolerancën, mirëkuptimin, kompromisin dhe durimin.