Video
“Çmendet” Buffon: Thjesht po pushoj pak, në Kombëtare luaj edhe 60 vjeç
"Çmendet" Buffon: Thjesht po pushoj pak, në Kombëtare luaj edhe 60 vjeçK. Demiraj
Sport
Pak javë më parë, portieri legjendar i Italisë, Xhixhi Bufon preku botën e futbollit me fjalët e tij, ku deklaroi se do të tërhiqej nga kombëtarja italiane, duke i hapur kështu rrugën të rinjve.
Në përfundim të ndeshjes me Suedinë, ku Italia nuk arriti të siguronte pas 60 vitesh një biletë për në një Kupë Bote, Buffon ka shpërthyer në lot duke zyrtarizuar largimin.
Megjithatë, duket se gardiani i Juves, ka reflektuar dhe bërë një hap prapa.
Kam një moshë të caktuar. Thjesht kam marrë një pushim. Kam qenë gjithmonë një ushtar, në gatishmëri për Kombëtaren dhe Juven, dhe duke qenë i tillë, nuk mund të dezertoj. Edhe në moshën 60 vjeçare, nëse do kishte shumë portierë të tjerë, do i përgjigjesha pozitivisht një grumbullimi në kombëtare” – deklaroi Bufon.
JOQ.al