Video
Dëmtuan pronat bujqësore, 8 kafshët kapen nga policët dhe përfundojnë në burg
Dëmtuan pronat bujqësore, 8 kafshët kapen nga policët dhe përfundojnë në burgS. Bardhi
Lajme
Nuk është histori e trilluar, por ka ndodhur në Indi dhe është raportuar nga New Delhi Tv.
Kështu, 8 gomerë dhe kuaj janë burgosur pasi kishin dëmtuar kulturat bujqësore që nuk ishin të zotërve të tyre.
Sipas mediave lokale, kafshët kishin hyrë për të kullotur në një truall toke që i përket burgut në distriktin Jalaun në Uttar Pradesh.
Pas kësaj 8 gomerët dhe kuajt janë mbyllur nga zyrtarët e burgut për 4 ditë.
Zyrtarët e burgut thanë se gomerët kishin dëmtuar disa bimë me rëndësi që ndodheshin në parcelën e burgut.
Një zyrtar i policisë tha:
I kishim paralajmëruar pronarët që t’i mbajnë larg prej këtu gomerët e tyre, por ata nuk ia vënë veshin këtij paralajmërimi. Për këtë arsye, ne i mbyllëm 'në qeli" ata."
Lirimi i gomerëve dhe kuajve erdhi vetëm pasi një politikan lokal ka paguar dëmet e shkaktuara prej tyre.
JOQ.al