Connect with us

Divorci nga partneri, ja sesi mund ta përballojnë femrat ndarjen

Video

Divorci nga partneri, ja sesi mund ta përballojnë femrat ndarjen

Nëse personi juaj i zemrës largohet, duhet të dini se koha do të shërojë çdo gjë, por gjithashtu është koha të ndërtoni vetëvlerësimin tuaj dhe të vazhdoni përpara drejt dashurisë pa kushte.

Kthimi në të qenët sërish beqare nuk është kurrë i lehtë. Por përtej dhembjes, mërzisë dhe inatit, çdo grua largohet nga një lidhje me një eksperiencë më shumë. Ja se çfarë rrëfejnë gra të ndryshme të kenë mësuar nga një ndarje.

1. Kurrë mos jepni më shumë nga sa merrni. Gjithashtu mos kërkoni afeksion. Dashuria e vërtetë lidhet me vullnetin dhe reciprocitetin e barabartë.

2. Respekt! Nuk është dashuria, por respekti ajo çfarë doja më së shumti nga partneri im dhe vlerësimi për sakrificat që kam bërë për të.

3. Mësova se vetëvlerësimi im nuk varet nga ato që ai mendon për trupin tim apo për ngjyrën e flokëve të mi. Vetëm unë jam përgjegjëse për lumturinë dhe vetëvlerësimin tim.

4. Pas nëntë muajsh dhembje mësova se nuk mund ta detyrosh dikë që të dojë ashtu siç e do ti atë. Dhe ç’është më e rëndësishmja, kurrë mos e humb veten në procesin e të dashurit dikë tjetër. Je shumë e veçantë dhe e bukur, e nëse një burrë të bën të ndihesh e pavlerë për dashurinë e tij, jo vetëm që është humbja e tij, por edhe gabimi yt më i madh.

5. Jeta është më shumë sesa të gjesh njeriun tjetër të zemrës. Martesa nuk është fundi i jetës! Ka shumë aspekte të të jetuarit që i humb nëse shpenzon kohën më të rëndësishme dhe energji të shumta duke gjetur shpirtin binjak.

6. Ka jetë edhe pas divorcit. Ju mund të jeni një grua e pavarur dhe një model për fëmijët tuaj. Ndiqni ëndrrat tuaja me vendosmëri dhe mos hiqni dorë prej dëshirës për të ndryshuar jetën tuaj.

7. Mos ndryshoni asgjë nga vetja, ruani vlerat dhe moralin tuaj. Mos ndryshoni që të përshtateni me dikë tjetër, do të pendoheni. Nëse ai nuk ju dëshiron për bukurinë apo mirësinë që keni, atëherë largohuni. Nuk ka gjë më seksi sesa një grua që ia di vlerën vetes.

8. Besojini instinktit tuaj, gjithmonë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top