Connect with us

Djali 3 vjeç edhe pak javë jetë, prindërit u përpoqën t’i shëronin tumorin me magji

Kuriozitete

Djali 3 vjeç edhe pak javë jetë, prindërit u përpoqën t’i shëronin tumorin me magji

Një vogëlush 3 vjeçar ka edhe pak javë jetë pasi prindërit e tij lejuan një tumor kancerogjen të rritej dhe të bllokonte syrin e tij. Bongre Anton Peter, nga Papua New Guinea, filloi të shfaqte shenja të retinoblastomës në syrin e tij të djathtë kur ai ishte një vjeç në mars të vitit 2015.

Kur shenjat në fytyrën e tij nuk po largoheshin prindërit e tij, Peter Anton dhe Senti Guna, vendosën që ta kuronin me anë të magjisë së zezë, e cila padyshim dështoi në kurimin e sëmundjes së tij dhe ata e dërguan më pas djalin në spital për të bërë kontrolle të tjera mjekësore.

Ai kaloi një muaj në Spitalin e Përgjithshëm Goroka ndërsa mjekët kërkonin të shihnin se çfarë po e shkaktonte masën që mbulonte syrin e tij.

Në këtë pikë, vogëlushi ndjente dhimbje të vazhdueshme dhe qante pasi tumori po përkeqësohej. Nga kjo fazë, kanceri ishte tashmë në fazën e katërt, sipas Z. Williams, i cili është një vullnetar në Fondacionin e Fëmijëve Simbu (SCF).

Ata e këshilluan atë t’i nënshtrohej kimioterapinë, i vetmi trajtim në dispozicion për pacientët e kancerit në Papua New Guinea aktualisht. Por deri më tani, Bongre nuk e ka marrë këtë.

Në vend të kësaj, familja po flet me mjekë të shumtë dhe po shqyrton mundësitë e marrjes së tij në Australi ose në Zelandën e Re për ta tkurrur tumorin. Familja beson se radioterapia do të jetë në gjendje të shpëtojë jetën e Bongres dhe aktualisht po aplikon për pasaporta emergjente dhe viza mjekësore.

Mjekët kanë paralajmëruar se tumori po i përhapet në syrin e majtë dhe i kanë dhënë vetëm disa javë jetë për të jetuar. 3-vjeçari mund të shpëtojë vetëm me anë të një terapie rrezatimi. Ai tashmë ndodhet në spitalin Port Moresby dhe është nën kujdes mjekësor ndërsa familja e tij po mundohet të mbledhë fonde.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top