Video
Dritan Leli shkon në ekstazë nga Rama, plotë eksitim: Më frymëzon prej vegjëlisë, e duartrokisni pak
Dritan Leli shkon në ekstazë nga Rama, plotë eksitim: Më frymëzon prej vegjëlisë, e duartrokisni pakA. Shehaj
Lajme
Dritan Leli shkon në ekstazë nga Rama, plotë eksitim: Rama më frymëzon prej vegjëlisë
Kreu i Bashkisë së Vlorës, Drtian Leli, ka pritur ditën e sotme delegacionin e ardhur nga Kosova si dhe gjithë qeverinë shqiptare në kuadër të 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Ai ka shfaqur mjaft emocione gjatë fjalimit, si në Sheshin e Flamurit, ku iu morr disa herë goja dhe u ngatërrua me këmbët e tij, por edhe gjatë fjalës përshëndetëse në bashkinë e Vlorës.
Duke harruar që Vlora ka mbi 4 mandate që voton majtas dhe gjatë dy mandateve të fundit bashkia ka qenë po e të majtëve, Leli falenderoi "idhullin" e tij, Edi Ramën, i cili, siç thotë vetë Dritani, e ndihmoi të kthente bashkinbë e shkatërruar, në këtë pamje që është sot.
Ai u shpreh:
“Faleminderit që keni ardhur në këtë godinë të re të bashkisë së Vlorës, të shikoni këtë përpjekje të të gjithëve me mbështjen e veçantë të kryeministrit Rama për të ndryshuar këtë godinë që ishte lënë në harresë. Në këtë sallë dy vjet më parë ishte një shkatërrim total, dhe godina nga brenda ishte ndarë në disa kioskëzime të vogla, që nuk i përkisnin një bashkie dinjitoze si ajo Vlorë qe duam sot. Në gjenezën e vlonjatëve ka artistë dhe në kodin gjenetik të tyre ka shumë njerëz që kanë frymëzim artistik, do veçoja njërin që është më i dashuri për mua, kryeministri Rama dhe do kërkoja një duartrokitje të vogël edhe pse e di qe i keni duart e zëna. Për mua ka qenë një burim i madh frymëzimi që kur unë isha student”.
JOQ.al