Connect with us

Duart e kësaj 46-vjeçareje dukeshin të plakura! Me këtë recetë ajo s’mund ta besojë ndryshimin

Shëndetësi

Duart e kësaj 46-vjeçareje dukeshin të plakura! Me këtë recetë ajo s’mund ta besojë ndryshimin

Duart janë pjesa më e ekspozuar e trupit, prandaj shenjat e para të plakjes shpesh shfaqen në to. Kjo ndodh pasi lëkura në duar është shumë e hollë dhe e ndjeshme, prandaj është gjëja e parë e prekur nga procesi i plakjes. Megjithatë, kjo mund të parandalohet – nëse doni që lëkura në duart tuaja të duket e përsosur, ka disa këshilla të thjeshta natyrale që mund të ndihmojnë.

Këtu janë disa ushqime dhe disa receta natyrale që do t’i bëjnë duart tuaja të duken të buta dhe pa asnjë njollë:

Patate
Zieni disa patate. Bëjini pure me një pirun, pastaj shtoni dy lugë vaj ulliri, pak qumësht dhe pak mjaltë, sa të bëhet një masë jo shumë e trashë dhe vendoseni përzierjen në frigorifer. Aplikojeni përzierjen në duart tuaja 2-3 herë në javë dhe lëreni atë të veprojë për 15 minuta, pastaj lajini duart me ujë dhe sapun.

Vezë
Sipas ekspertëve dhe dermatologëve, një përzierje e dy të bardhëve të vezëve dhe pak mjaltë mund të hidratojë dhe të forcojë lëkurën në duart tuaja. Përdoreni 2-3 herë në javë.

Vaj bajame
Thjesht hidhni në duart tuaja vaj bajameje dhe për 5 minuta fërkojini mirë. Aplikoni një krem hidratues më pas. Vendosni dorashka pambuku dhe lëreni vajin të veprojë brenda natës. Duart tuaja do të jenë të buta në mëngjes.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top