Connect with us

Dy aksidente të njëpasnjëshme: Vozitësja shkel një fëmijë, pastaj edhe dy vajza të reja në Prishtinë (Foto)

Lajme

Dy aksidente të njëpasnjëshme: Vozitësja shkel një fëmijë, pastaj edhe dy vajza të reja në Prishtinë (Foto)

Në disa fotografi të ardhura në adresë të Telegrafit shihen të dëmtuara disa shtylla mbrojtëse të vendosura në trotuar.

Dëmtimi i këtyre shtyllave mbrojtëse, sipas lexuesit që ka dërguar fotografitë është bërë nga një veturë me targa provuese, në rrugën “Haxhi Zeka”, Prishtinë.

Por kjo nuk është e tëra që ka bërë vozitësja në fjalë.

Gjithmonë sipas lexuesit, në këtë rast, vozitësi, që thotë të jetë një femër, e ka shkelur edhe një fëmijë.

Gjithashtu shton lexuesi, në një rast tjetër, po gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Nazim Gafurri”, ajo me veturën e saj ka shkelur edhe dy vajza të reja.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se dje rreth orës 12 e 30 minuta, në kryqëzimin e rrugëve Haxhi Zeka dhe Nazim Gafurri, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete dhe dy këmbësorë.

Këmbësorët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku janë duke e marrë trajtim mjekësor.

w111

w222

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top