Kuriozitete
E ardhmja e mjekësisë/ Infermierja beratase hidhet mbi krevatin e pacientit me celular dhe cigare në duar
Rilindja me sa duket ka shpërndarë “aromën” dhe “frymën” e saj në të gjitha zyrat e administratës, çka përfshin natyrisht edhe shëndetësinë. Kështu, termi “shëndetësi falas” na vjen i ilustruar më së miri nga spitali i Beratit.
Një familjar i një pacienti të shtruar në këtë spital ka ngelur mjaft i habitur nga skena që i ka rastisur t’i shohin sytë. Një infermiere në moshë të re, ishte ulur mbi krevatin e një pacienti dhe pa problemin më të vogël po tymoste një cigare në njërën dorë ndërsa me dorën tjetër po lundronte në internet nëpërmjet telefonit të saj celular.