Kuriozitete
“E futi pas makinës dhe e bëri të vdekur”, gruaja shpërthen në lot: Më mori kuletën…
Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur sot në tregun e perimeve në Sukth të Durrësit. Një grua ishte duke bërë pazarin, kur një person ende i paidentifikuar i ka vjedhur portofolin me para.
Sipas një denoncimi të ardhur pranë redaksisë sonë, gruaja e ka ndjekur për ta kapur hajdutin por ky i fundit e ka fshehur pas një makine dhe e ka goditur.
Dëshmitari thotë se shumë pranë vendngjarjes ndodhej policia por nuk ka bërë asgjë për të ndërhyrë. Madje ai tregon se e di kush është personi dhe policia ka informacion por nuk e zbardhin ngjarjen me qëllim.
Denoncimi:
Sapo ndodhi: Nëna ishte duke bërë pazarin kur personi në foto i ka marrë kuletën. Kjo e fundit e ka ndjekur për ta kapur por vjedhësi e ka fshehur pas makinës dhe e ka goditur. Policia ka arritur në vendngjarje pasi ndodhej shumë pranë por personi ka arritur të largohet. Është e çuditshme që në mes të pazarit të ndodhë një ngjarje e tillë, aq më tepër pranë policisë dhe policët sillen verdallë gjoja se jemi duke e kërkuar, ndërkohë që njëri polic mu afrua dhe ma tha me emër se kush eshtë. Ai me rreth të kuq është vjedhësi ndërsa personi tjetër e ndihmon të largohet. Çfarë sigurie ka ky vend kështu, nesër mund të jetë nëna ime, motra ime, gjithë ata deshmitarë në vendngjarje mbledhin supet e thonë se dimë se pamë.”