Showbiz
E konfirmuar: Adelina Ismaili së shpejti nënë
Ka kohë që asaj i mungojnë paraqitjet skenike.
Diva shqiptare diç e quan populli Adelina Ismaili që nga bashkëpunimi me reperin G4shi në këngën “Karma” nuk ka sjellur ndonjë projekt të ri muzikor.
Por këngëtarja e cila po jeton në Zvicërr me bashkëshortin e saj Val Krasniqin me gjasë po bëjnë planifikimin familjarë,e kjo mund të jetë arsyeja që po e mban këngëtaren larg diskografisë shqiptare, transmeton Prive.Al
Dashuria në mes të Adelinës dhe Valit po bekohet me fëmijë, kjo pasi këngëtarja është shtatzënë.
Lajmin për këtë proces jetësor e ka konfirmuar motra e Adelinës Ema e cila bashkë me Zanfinën me padurim po e presin marrjen e statusit të tezes.
Fëmiu i parë në familjen Ismaili fatmirësisht po vjen në kohën e duhur pas një periudhe të dhimbshme nga mungesa e zonjës Mona e cila për pak sa nuk e përjetoi të qenurit gjyshe.