Kuriozitete
E pazakontë, kjo nënë kërkon të lindë fëmijën e vdekur për t’i dhuruar organet
Shikuesit britanikë mbetën të shokuar mëngjesin e sotëm nga historia e një çifti të guximshëm, të cilët shpjeguan vendimin e tyre për të dhuruar organet e foshnjës së palindur tek ata që kanë nevojë për transplant.
Duke folur këtë mëngjes, Hayley Martin, 30 vjeç, nga East Yorkshire, tha se u shkatërrua kur mësoi se vajza e saj e vogël, Ava-Joy, do të vdiste gjatë ose vetëm pak çaste pas lindjes, gjatë ekos 20-javëshe.
Por, në vend që të merrnin vendimin për ndërprerjen e shtatzënisë që iu ofrua nga mjekët, ajo dhe burri i saj Scott, 30 vjeç, vendosën të çonin shtatzëninë deri në fund, në mënyrë që organet e foshnjës së tyre, të mund të shkonin tek të sapolindurit e tjerë në nevojë.
“Ne nuk e konsideruam abortin,” tha Martin gjatë intervistës emocionale.
“Nuk kisha një mënyrë tjetër. Ajo është fëmija im. “ Nëna e treve fëmijëve shpjegoi se ajo vuri re se diçka ishte e gabuar pasi ishte në gjendje të shtrihej me bark në javën e 19-të.
Megjithatë, kur shkuan për skanim, çiftit iu tha se, Ava Joy ishte diagnostikuar me një çrregullim të rrallë gjenetik në veshka të quajtur “agenesis” dhe nuk do t’i mbijetonte lindjes.
Diagnoza nënkupton që foshnja nuk ka veshka ose fshikëz dhe nuk është e rrethuar nga lëngu amniotik i mjaftueshëm, duke shkaktuar mushkëri të pazhvilluara.