Video
E tmerrshme ajo se çfarë i kanë bërë këtij djali, vetëm pse vodhi një biçikletë (VIDEO)
Artisti Maycon Wesley, nga Brazili e kapi adoleshentin i cili sapo kishte vjedhur një biçikletë nga një njëri me vetëm një këmbë, e ul atë në një karrige dhe filmon teksa i bën tatuazh në ballë fjalët turpëruese.
Pasi mbaron veprën e radhës, ai e pyet adoleshentin e turpëruar nëse i pëlqen tatuazhi i ri. Këtë akuzë për vjedhje i riu e mohon, ndërsa familja e adoleshentit tha se ai ka probleme mendore dhe se është përdorues droge.
Pas ngjarjes familja e adoleshentit u ankua në polici, ndërsa policia identifikoi menjëherë këta persona duke akuzuar ata për torturë pasi postuan videon në rrjetet sociale ku shfaqeshin duke i bërë tatuazhin adoleshentit.