Connect with us

A është e dëmshme gëlltitja e pastës së dhëmbëve?

Shëndetësi

A është e dëmshme gëlltitja e pastës së dhëmbëve?

Qoftë nëse është aksident, apo për shkak se ju pëlqen shija, ose ndoshta vetëm dëshirojnë të shohin çfarë ndodh, ndonjëherë njerëzit – kryesisht fëmijët – e gëlltitin pastën e dhëmbëve.

Por sa e dëmshme është gëlltitja e pastës së dhëmbëve? – transmeton Telegrafi.

Për momentin nuk ka shumë hulumtime shkencore mbi këtë temë, por rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë janë të mos e bëni këtë.

“Nuk jemi ende të sigurt për rreziqet që i sjellë gëlltitja e pastës së dhëmbëve, prandaj rekomandohet që deri të thuhet ndryshe të mos e gëlltitni”, ka thënë Dr. Vicki Kotsirilos.

Pasta e dhëmbëve përmban fluorur, e gjithashtu një numër të madh të substancave joaktive të cilat jo domosdoshmërish janë helmuese, por prapëseprapë nuk janë të krijuara për konsumim nga njerëzit.

Përderisa gëlltitja aksidentale e pastës së dhëmbëve mund të mos ju shkaktojë dëme, ekspertët paralajmërojnë se gëlltitja e sasive të mëdha të pastave të dhëmbëve që përmbajnë fluorur mund të shkaktojnë dhimbje stomaku dhe bllokim të zorrëve.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top