Connect with us

Femra, ja pse vagina juaj mban erë

Shëndetësi

Femra, ja pse vagina juaj mban erë

Edhe pse ka femra të cilat ndihen më mirë se kurrë me trupin e tyre, prapë ka momente kur ato pyesin veten: A ka aromë të këndshme vagina ime?

Këto mund të jenë ato momente kur doktori do të kryejë një vizitë, apo kur partneri ka vendosur që të krijojë një afrimitet të ngushtë, për të sjellë më shumë kënaqësi mes çiftit.

Pikërisht në të tilla momente femrat pyesin: A është aroma ime normale? Po çfarë arome quhet normale?

Dhe si duhet të jetë aroma e një vagine? Vaginat e shëndetshme shpesh kanë aromë. Shumicën e rasteve, era e tyre nuk është e tmerrshme, thjesht ka aromë vagine. Ndonjëherë, si aroma që mban trupi i djersitur, apo kur vesh disa këpucë të caktuara, që të bëjnë që këmbët të kutërbojnë.

Aroma në vaginën tënde varet nga disa faktorë.

Kur bën dush dhe lanë edhe organin gjenital, nuk do të ketë aromë. Por, pas një seksi të shpejtë, vagina jote do të ketë një aromë.

Në vaginë ka feromone, roli i të cilave është që të eksitojnë partnerin dhe ta shtyjnë që të kryejë aktin seksual.

Nëse era e vaginës është e rëndë, atëherë kjo do të thotë se organi gjenital ka probleme bakteriale. Edhe Ph i vaginës është një matës i mirë, të asaj se si është situata aty poshtë.

Nëse keni kruarje apo dhembje, atëherë këto janë shenja se vagina juaj nuk është e shëndetshme. Ju mund të keni një infeksion apo diçka më serioze dhe duhet të takoni daktorin sa më shpejt të jetë e mundur.

Doktorët këshillojnë që femrat të kenë kujdes me aromat dhe parfumet që hedhin në organin gjenital, në mënyrë që aty të ketë një erë të mirë.

Kjo sepse lëkura në këtë vend të trupit është shumë e ndjeshme dhe premisat janë më të mëdha që të ketë acarim dhe alergji.

Mbi të gjitha, mos u shqetësoni shumë, pasi vagina di vetë se si të zgjidhë problemet. Kur shikoni probleme, atëherë më mirë konsultohuni me doktorin.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top