Connect with us

Flasin epidemiologët – Sëmundjet diarreike, ISHP: 1800 raste në javë, fëmijët më të prekur

Video

Flasin epidemiologët – Sëmundjet diarreike, ISHP: 1800 raste në javë, fëmijët më të prekur

Email

Pushuesit në bregdet, sidomos ata më fëmijë të vegjël duhet të kenë kujdes ushqimin dhe higjenën personale. Mjekët thonë se kjo është periudha kur sëmundjet diarreike janë më të përhapura në vendet ku ka popullim. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik raporton për 1800 raste në javë të prekur nga diarretë.

Sëmundjet diarrike, janë një ndër patologjitë më të përhapura gjatë stinës së verës që kanë si shkak helmimet nga ushqimet dhe mungesën e higjenës personale dhe publike.

Institutit i Shëndetit Publik raporton për 1800 raste në javë në nivel kombëta ndaj epidemiologu Artan Simaku i bën apel qytetarëve që frekuentojnë bregdetin të kenë kujdes me higjenën dhe konsumimin e ushqimeve të shpejta.

Artan Simaku: Ka filluar një trend në rritje i rasteve me diarre në rang kombëtar. Personat duhet të kenë kujdes kur konsumojnë ushqim nëpër lokale, embëlsirat nga eksperienca e viteve të kaluara janë një nga burimet dhe të shpërthimit që kemi patur.

Më të predispozuar për t’u prekur ndaj këtyre sëmundjeve diarreike që shfaqen me të vjella dhe heqje barku janë fëmijët.

Artan Simaku: Mosha pediatrike është mosha më e prekur, fëmijët duhet të jenë shumë të vëmendshëm ndaj fëmijëve dhe duhet të ketë kujdes konsumi jashtë shtëpisë, të zgjedhim vendet të cilat frekuentojmë.

Epidemologët në këtë periudhë nuk shohin problematikë rastet gripale dhe infeksionet respiratore.

Artan Simaku: Trendi i infeksioneve respiratore monitorohet gjatë gjithë vitit, sidomos në zonat turistike bregdetare që ka dhe mbipopullim me turistët.

Rekomandimi për qytetarët dhe pushuesit në zonat bregdetare është kontakti me mjekët specialistë.

Në zonat turistike me mjekët në qendrat shëndetësore ndërsa në raste të tjera me mjekët e familjes dhe spitalet rajonale.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top