Kuriozitete
Flokë të shëndetshëm dhe të gjatë? Rezultatet e maskës me qepë do ju habisin
Flokë të shëndetshëm dhe të gjatë? Rezultatet e maskës me qepë do ju habisin
Kur bëhet fjalë për flokët, çdo femër do të donte që ato të ishin sa më të gjatë dhe të shëndetshëm. Por si duhet të veprojmë për t'i bërë që të rriten më shpejt? Ne po ju sjellim një maskë e cila do të stimulojë rritjen e tyre.
Sipas dermatologëve, qepa është shumë e dobishme për flokët tona dhe nuk do të ketë asnjë efekt anësor në lëkurën e kokës.
Përgatitja: Shtypni 2 deri 4 qepë dhe merreni lëngun e tyre. Vendoseni lëngun e qepës në flokë dhe kokë dhe masazhojeni lehtë. Lëreni të qëndrojë për 15 minuta deri në një orë, nëse keni kohë.
Rekomandohet që kjo maskë të qëndrojë një orë për shkak që efektet të jenë më të mëdha. Më pas, pastroni flokët tuaja. Për të larguar erën e qepëve, pastroni flokët me shampo. Përsëriteni këtë metodë dy herë në muaj dhe do të habiteni edhe vetë me rezultatet.
Disa sekrete të tjera
Masazhi – Pavarësisht se masazhi në kokën tuaj është nënvlerësuar nga shumë njerëz, në fakt ai gjatë kohës kur lani flokët me shampo është ideal për rritjen dhe parandalimin e rënies së qimeve të kokës.
Shampoja e duhur – Trajtimet e mrekullueshme dhe të shtrenjta për të bërë flokët tuaj që të rriten më shpejt, nuk janë në të vërtetë një aleat i madh. Më mirë të përqendroheni në gjetjen e shampos së duhur në mënyrë që të shmangni rënien e flokëve dhe t’i bëni ato të shëndetshme dhe të fortë.
Mbroni flokët tuaj – Me ardhjen e të ftohtit edhe flokët tuaj duhet të jenë të mbrojtur nga temperaturat e ulëta. Për të shmangur rënien e flokëve në këtë periudhë rekomandohet që t'i mbuloni ato me një kapuç të ngrohtë dhe të butë. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.