Showbiz
Flori Binaj: Familjarët nuk e besonin se po imitoja Ramën, deri kur gjyshja tha…
Asnjë nga familja s’ka besuar se Florjan Binaj që sot njihet si ‘Polici i Portokallisë’, mund të bëhej një ndër aktorët më të talentuar të humorit.
I ftuar në “Pop Culture” me moderatoren Dojna Mema ata kanë kujtuar ditët e studimeve në Liceun Artistik, kur studionte për pikturë. Ndonëse gjithnjë ka spikatur për batutat dhe sensin e humorit, Flori tregoi se prindërve nuk ua merrte mendja se do ishte pikërisht ai që do të bënte shkëlqyer figurën e kryeministrit Edi Rama.
“As e besonin kurrë. Thoshin ç’ne ky për pikturë në aktrim. Dhe unë si thash gjë fare për Portokallinë. Në orën që filloi, i thash hajde ta shohim.”- tregon Flori.
Aktori tha se edhe pasi i mblodhi të gjithë pranë tryezës për të parë familjarisht Portokallinë, asnjë prej tyre se kuptoi që ishte ai që imitonte Edi Ramën.
“As nuk e kuptuan fare. Vetëm gjyshja më tha: “more bir, ky e paska zërin si ty”. Pastaj ua tregova.”- vazhdoi ai, duke zbuluar se talentin e ka të trashëguar nga babai i tij.