Showbiz
Flori rrëfen: Ç’më bëjnë policët e vërtetë kur më shikojnë në rrugë
Ai është cilësuar si një prej aktorëve më të mirë të humorit në vendin tonë, të paktën pas viteve ’90-të.
Është i famshëm edhe falë rolit të “policit” në spektaklin e humorit ku mund të themi se lindi dhe u rrit si aktor. Mirëpo, jo të gjithë e mirëkuptojnë dhe arrijnë të kuptojnë se bëhet fjalë vetëm për një rol.
Madje, siç ka treguar Flori, i ftuar në emisionin Pop Culture, ky rol ka pasur edhe anën e tij negative, sa i takon jetës së përditshme.
Aktori thotë:
Në fillim më ndalonin për të më vënë gjoba, sepse e merrnin personale të gjithë. U thoja pastaj që unë bëj ata të FNSH-së nuk bëj ata të rrugores”.
Për të gjithë ata që nuk e dinë , Florian Binaj është babai dy fëmijëve, Krenës dhe Glaukut, si dhe thotë se i pëlqejnë tej mase emrat shqiptarë.