Kuriozitete
Gërvalla: Ja kush është Kadri Veseli, dhe çfarë krimesh ka kryer ai..!!
E bija e veprimtarit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjet e pasluftës të aktivistëve të LDK-së.
Për gjitha këto vrasje, Gërvalla vazhdon ta akuzoi ish shefin e SHIK-ut, tash kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Gjithkush e di kush është Kadri Veseli, e kush është Hashim Thaçi. Kadri Veseli është ish koka e një organizate qe ka kryer krime të rënda ndaj kundërshtarëve politikë.
“Unë ndër faktet që përmend janë faktet që pamenden në dokumentet e NATO-s. Unë kam dëshmi madje me shkrim në zarfe të mbyllura të cilat janë paraqitur në organet e ndryshme.
I kam personalisht në shtëpinë time në Bon, dhe ato i kam dërguar aty ku unë i kam parë të arsyeshme që duhej dërguar. Në ato zarfe sipas saj përmenden vrasjet që janë kryer nga SHIK-u, të veprimtarëve të LDK-së, dhe janë të gjitha temat të cilat janë prezantu para organeve të drejtësisë dhe të EULEX-it, i cili është marr me vite dhe më habit se si nuk ka ndonjë rezultat. Sipas Donikës më disa prej tyre do të merret gjykata speciale.
Ajo ka thënë se posedon fakte të shkruara të cilat tash sipas saj i ka deponuar në disa Gjykata, ndërsa të njëjtat thotë se do t’i bëjë edhe kur të nis së funksionuari edhe Gjykata Speciale.
Ajo më tej ka deklaruar se ka bërë edhe biseda personale dhe ka dorëzuar dokumentacione në organet e drejtësisë. Sipas saj posa të themelohet Gjykata Speciale ajo do të dërgoj këto dokumente edhe në atë gjykatë, dhe i mbetet gjykatës speciale që të merret me to. Shiko videon me poshte.
Video