Video
Grekët flasin për drogën: Janë të lidhur me ish-ministrin Tahiri
Grekët flasin për drogën: Janë të lidhur me ish-ministrin TahiriA. Shehaj
Lajme
Mediat greke po vijojnë të flasin edhe sot në lidhje me sasinë e madhe të drogës që u kap në një skaf, i cili po mundohej të kalonte në kufirin nga Shqipëria në Greqi.
Sipas të përditshmes "Kathimerini", 11 trafikantët e drogës, të cilët ranë në pranga ditën e shtunë, janë të lidhur në një rrjet shpërndarjeje të madhe të lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë dhe Greqisë.
Gjatë operacionit të kapjes së trafikantëve pati shkëmbim zjarri me policinë, e cila rrethoi zonën edhe me helikopterë. E gjithë ngjarja përfundoi me sekuestrimin e 1.6 tonëve hashash në ishullin Tzia dhe Makronissos.
Mediat greke, duke cituar autoritete vendase, shkruajnë se ky rrjet droge, me shqiptarë, grekë e italianë, është i lidhur me një grup kriminal të arrestuar muajin e kaluar, të cilët kanë lidhje të drejtpërdrejta me një ish-ministër. Pra, akuzojnë klanin Habilaj dhe ish-ministrin Tahiri për përfshirje, ose të paktën, lidhje me këtë trafik droge.
Për më tepër, "Ekathimerini" shkruan se sipas burimeve të saj, i njëjti rrjet fshihet edhe pas dy përpjekjeve të mëparshme në muajt Prill dhe Shtator, për trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Greqi.
JOQ.al