Kuriozitete
Gruaja kap keq gazetarin, pyetja e mëngjesit e vë në siklet live para teleshikuesve
Mëngjesi i sotshëm ka nisur me telefonatat tipike në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, ku zakonisht shikojmë gazetarin Bashkim Hoxha në këtë orar, ndërsa ditën e sotme ka qenë kolegu i tij, Edvin Parruca.
Me qetësi, gazetari shkodran ka pritur telefonatat e radhës, ndërsa ka qenë një zonjë ajo që i ka bërë një pyetje interesante, gjithmonë në lidhje me lajmet.
Zonja thotë se pse duhet që të shikojë në çdo televizion dhe pse mediat duhet të japin çdo ditë në ekran fytyrat e Edi Ramës, Sali Berishës, Ilir Metës e Lulzim Bashës.
Ajo shprehet:
A nuk ka gjëra të tjera më interesante? Pse nuk dëgjojmë ndonjë gjë për punësimin? Është turp kur fëmijët shikojnë parlamentin, gjuhën që ata përdorin aty. Pse duhet t’i jepni?
Ndërsa Parruca, duke u munduar të shpëtojë nga sikleti, i thotë:
E vërtetë është, lajm përbëjnë edhe gjëra të tjera… Epo, duhet t’i japim, kështu janë pak të lidhura gjërat”.
Dhe në fakt, s’ka faj. Kjo është arsyeja. Se gjërat janë pak të lidhura, kolegëve të tij, pak kohë më parë iu desh të dëgjonin dhe të duronin sharjet e ofendimet e kryeministrit, duke i cilësuar si kazan mediatik dhe gazetarë të paaftë, por ju e dini, “janë pak të lidhura gjërat…”