Connect with us

Habit veterani: Kam vrarë 300 gjermanë me dorën time, edhe Hamit Matjanin

Video

Habit veterani: Kam vrarë 300 gjermanë me dorën time, edhe Hamit Matjanin

Habit veterani: Kam vrarë 300 gjermanë me dorën time, edhe Hamit MatjaninA. Shehaj

Lajme

Ditën e sotme partizanët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare në qytetin e Shkodrës, janë mbledhur tek varrezat e dëshmorëve dhe kanë kryer homazhet e nderimet e të rënëve për lirinë e atdheut.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë çuar tufa me lule, por edhe ata që kanë kujtuar të afërmit që dhanë jetën për një ideal. Mes vizitorëve ka rënë në sy një partizan, tashmë i moshuar, i cili nuk i ka përmbajtur emocionet para kamerave dhe ka treguar për bëmat e tij heroike.

Ndër të tjera, i moshuari, plotë entuziazëm tregon se vetë ka vrarë 300 gjermanë.

Ai thotë:

…Për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut tonë kundra okupatorëve fashistë italianë dhe nazistëve gjermanë, e të tjerëve që deshën të hanin me një kafshatë Shqipërinë, por nuk e gjetën atë, gjetën vetëm plumbin…se kam vrarë 300 gjermanë unë, kam vrarë Hamit Matjanin me dorën time".

Ndoshta 300 është disi e ekzagjeruar, por ja që zotëria në fjalë duket se e beson edhe vetë atë që thotë. Na kujton personazhin e Xha Temes, i cili ç'nuk bënte në kujtimet e tij.

.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top