Shëndetësi
Hani sa më shumë rrush! Ja për çfarë ju ndihmon
y frut është burim i shkëlqyer i melatoninës, hormon që rregullon ciklin e gjumit, shmang lodhjen, pengon procesin e plakjes qelizore.
Jo vetëm tuli i këtij fruti është i pasur me minerale (duke përfshirë kalium, hekur, fosfor, kalcium, magnez) dhe vitamina (grupi B dhe vitamine A dhe C), por gjithashtu edhe farat e rrushit shërbejnë mjaftueshëm.
Ky frut, në fakt, gjithashtu ndihmon për të mbajtur peshën nën kontroll.
Një studim nga Universiteti i Karolinës së Veriut në SHBA, ka treguar se kur organizmi ka marrë sasi të lartë yndyrnash, këshillohet të hahet rrush rregullisht. Ky frut mund të zvogëlojë me 40% peshën e fituar, pasi polifenolet e këtij fruti të shijshëm veprojnë në simbiozë me florën e zorrëve, duke ruajtur ekuilibrin dhe luftuar inflamacion kronik në zorrë. /albeu.com/