Connect with us

Horoskopi i datës 23 Qershor 2017

Video

Horoskopi i datës 23 Qershor 2017

DASHI

Do të ndjeni nevojën për të folur me të gjithë, të shkëmbeni idetë dhe opinionet. Mundohuni të jeni më të arsyeshëm, si në punë ashtu dhe në jetën private. Të favorizuar ata që përfaqësojnë aktivitet krijues.

DEMI

Dashuria e miqësia do të jenë protagoniste absolute, ashtu si edhe fantazia juaj. Nëse jeni çift, priten debate xhelozie me partnerin.

BINJAKET

Sot thoni gjithçka keni mbledhur brenda jush, pasi personat që kini rreth vetes janë gati të dëgjojnë se çfarë keni për të thënë. Nuk do t’ju duhet të jepni shpjegime, duke u ndjerë të lehtësuar.

GAFORRJA

Ju duhet të përballeni me çështjet drejtpërsëdrejti sepse duke i shmangur ato, vetëm sa i vështirësoni gjërat. I rëndësishëm është fakti që ato po zgjidhen në favorin tuaj, megjithëse do të duhen ca ditë që kjo të bëhet e dukshme.

LUANI

Gjërat nuk janë kurrë aq të përsosura, por ju mund të qëndroni afër tyre dhe pa bërë ndonjë teprim të veprimtarive tuaja të ditës. Mos nënvleftësoni asnjë moment dëshirat dhe pasionet tuaja pasi çdo gjë mund të bëhet realitet.

VIRGJERESHA

Ka ardhur çasti i duhur për të larguar nga mendja sa më shumë projekte që të mundeni, duke u marrë pak më shumë me veten dhe familjen tuaj. Do mund të habiteni me gjithë atë zhvillim që mund të bëni.

PESHORJA

Do t’ju vënë ngushtë,do t’ju detyrojnë të thoni një përgjigje përfundimtare:jeni gati për tu martuar?Pyesni zemrën tuaj,ajo mund t`ju jap përgjigjen e duhur.

AKREPI

Bëni një sforco të vogël për të reaguar në mënyrë të ëmbël,e dini shumë mirë që në rastin e kundërt do të arrini të nxeheni në maksimum. Sa për fatin përfitoni,se po nuk luajte nuk fiton.

SHIGJETARI

Partneri do të donte t’ju kishte pranë,lëre të ndaje me ju entuziazmin dhe sukseset e tij personale. Nëse ju nuk e mbështesni mos u habisni më vonë nëse ju lë mënjanë për të festuar me dikë tjetër.

BRICJAPI

Qetësi dhe luhatje të humorit ju presin sepse çdo gjë do të varet nga kapriçot e rasteve që do ju paraqiten. Hëna dhe Yjet do të jenë shoqëruesit tuaj sot.

UJORI

Kini kujdes në mënyrë të veçantë të mos nënvlerësoni gjërat me të cilat do të përballeni si në shtëpi ashtu edhe në punë, sepse mund të dilni humbës në çdo drejtim.

PESHQIT

Probleme në zyrë dhe do ju takojë ju që të gjeni një zgjidhje. Edhe pse do të mundoheni të tregoheni një figurë autoritare nuk do t’ia arrini qëllimit sepse nuk do t`ju  lejojnë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top