Connect with us

Horoskopi ju këshillon për pushimet tuaja, ja si duhet t’i kaloni

Video

Horoskopi ju këshillon për pushimet tuaja, ja si duhet t’i kaloni

Vera tashmë erdhi dhe të gjithë po bëhemi gati për pushime.

Një pjesë preferon t’i kalojë pushimet në bregdet, ndërsa një pjesë tjetër preferon klimën e freskët malore. Në bazë të shenjës së horoskopit, yjet na bëjnë të ditur se cila është gjysma jonë ideale, cila është ajo që na bën të ndihemi në rehatinë tonë. Yjet na bëjnë shoqëri kudo, transmeton Klan Kosova.

Le t’i zbulojmë të gjitha shenjat se ku na çon horoskopi ynë

Dashi – Jeni një person ekstremisht i ngrohtë, i zjarrtë dhe pasionant. Pretendoni që dhe personat që keni afër, si dhe ambienti që frekuentoni të kenë këtë lloj temperamenti. Për ju zgjidhja është gjithmonë e lehtë: deti! Nuk mund të rrini pa u shtrirë në plazh, pa marrë rrezet e ngrohta të diellit. Adhuroni të luani me miqtë volejboll. Deti ju dhuron shumë emocione të bukura dhe ju bën që t’i harroni të gjitha problemet e përditshmërisë.

Demi – Ju pëlqen ajri i këndshëm i detit, por në mal ju e gjeni rehatinë dhe për këtë arsye është ai destinacioni juaj i pushimeve. Të keni në dispozicion një shtëpi prej druri me të gjitha komoditetetështë thelbësore për të kënaqur pritshmëritëtuaja,ashtu siçështë e rëndësishme për ju dhe një ushqim i mirë, i shoqëruar nga një verë e mirë. Ajri i natyrës ju deh dhe rizgjon te ju dëshirat.

Binjakët – Për ju ideale është që gjysmën e kohës ta kaloni në det dhe gjysmën tjetër në mal. Por nëse viheni për të zgjedhur, atëherë fiton fëmija që është brenda jush, që dëshiron të shkojë nëplazh, të luajë me rërën, të mbledhë guaska, të qeshë e të bëjë shaka me miqtë, të flirtojë me çadrën ngjitur e të pijë ndonjë koktej në shoqëri të mirë.Nëse dëshironi të kaloni pushime të qeta e pa kokëçarje, ju jeni ndër personat e duhur.

Gaforrja – Nuk jeni nga ata që keni shumë dëshirë të merrni rreze dielli me shumicë dhe të digjeni, por jeni gjithmonë gati të rrini nën një çadër gjigante të lyer me një krem me faktor të lartë mbrojtës. Ajo që ju pëlqen më shumëështë të thithni ajrin e detitdhe era që ju ledhaton lehtë. Ndërsa familja është ajo që nuk duhet të mungojë gjatë pushimeve tuaja.

Luani – Ndër motivet që vera është stina juaj e preferuar, përveç faktit se keni ditëlindjen, është vajtja në plazh. Adhuroni që të festoni me miqtë në ndonjë lokal në plazh. Gjithashtu pëlqeni shumë që të ndërroni çdo ditë rrobat e banjës dhe peshqirët që të bini në sy. Të ndieni rrezet e diellit që ju ledhatojnë lëkurën është një ndjesi që nuk mund të hiqni dorë asnjëherë.

Virgjëresha – Për ju, deti është shumë i rrëmujshëm, nuk i keni qejf plazhet e mbushura me njerëz dhe për këtë preferoni një vend më të qetë dhe paqësor. Gjysma juajidealeështë mali. Ajo që ju bën të lumtur është qëndrimi në natyrë dhe me kafshët. Ajri, ngjyrat, tingujt që ju rrethojnë në mal arrijnë qët’ju qetësojnëdhe të gjeni paqen që nuk e gjeni në jetën e përditshme. Gjithashtu qëndrimi në mal ju bën që të keni çdo gjë nën kontroll.

Peshorja – Ju jeni shumë të paqëndrueshëm dhe kjo ndihet dhe në shenjën tuaj. Nga deti ju pëlqen se jeni të rrethuar nga njerëz të rinj, por edhe në mal e gjeni gjallërinë tuaj, sidomos në ato vende qëpreferohet shumë nga turistët. Mali ju ofron mundësinë që nuk do të “luftoni” me rërën që ngjitet në lëkurë apo me erën që ju prish modelin e flokëve.

Akrepi – Për ju deti është i shenjtë dhe nuk mund të jetë tjetër vetëm gjysma jote ideale. Nëçdo lloj periudhe të vitit ju pëlqen të merrni rreze dielli në ndonjë vend tropikal dhe të qetësoheni e çlodheni. Zakonisht zgjidhni plazhe jo tëtejmbushura, por tëjenë tëvështira për t’u gjetur, në mënyrë që të ruani privatësinë tuaj. Adhuroni të qëndroni me orë e orë nën rrezet ediellit për të përfituar një ngjyrë të bronztë (dhe kur vjenpuna për të marrë ngjyrë, ju nuk njihni limite), si dhe për të qëndruar në ujë, larg bregut.

Shigjetari – Ju adhuroni të udhëtoni nëpër vende të ndryshme të botës dhe në periudha të ndryshme të vitit. Keni mësuar të shijoni të mirat e detit dhe nëse nuk jeni shumë të rinj preferoni dhe malin. Ju pëlqen të eksploroni vendin ku ndodheni, të mësoni historinë e zonës, të mblidhni informacione mbi bimësinë dhe kafshët. Gjithmonë arrini të gjeni vende befasuese. Kush udhëton me ju nuk do të ndihet kurrë i lodhur dhe i mërzitur.

Bricjapi–Një klimë e freskët për ju është shpesh më e preferuar se disa plazhe. Ju nuk keni asnjë dyshim për zgjedhjen tuaj: është mali. Ju pëlqen ideja tëçoheni shpejt në agim dhe të bëni shëtitje të gjata. Adhuroni të mbani një lidhje të ngushtë me tokën, elementi në shenjën tuaj të horoskopit. Në përgjithësi nuk zgjidhni zona shumë turistike dhe ju pëlqen të udhëtoni me pak persona,por të jenë të besuar. Klima paqësore e malit ju bën që të harroni çdo lloj pune që keni lënë përgjysmë.

Ujori – Ju pëlqen të shkoni kundër rrymës dhe shpesh te ju zë vend vetmia. Gjysma juaj ideale është mali. Të udhëtoni në vetmi ju dhuron një kënaqësi dhe njëndjenjë lirie. Nuk dëshironi t’i jepni askujt llogari për ato që bëni. Mund të zgjidhni që të mos flini dhe ta kaloni natën duke vështruar yjet apo të meditoni. Dëshironi të gjeni një ekuilibër me universin.

Peshqit – T’ju vësh ju të peshqve për të zgjedhur, mund të quhet pak jashtë realitetit: si mund të jetojnë peshqit pa ujë? Gjysma juaj ideale është pa asnjë dyshim deti. Vetëm mendimi për malin ju bën të trishtë. Ju keni nevojë të shikoni dallgët e detit, të zhyteni në to, të shihni peshqit si notojnë, guaskat të fshehura nën rërë apo gaforret në breg. Ju pëlqejnë dhe plazhet e tejmbushura që gjatë perëndimit fillojnë të boshatisen dhe të dhurojnë atë pamje të mahnitshme të një shëtitjeje romantike, shkruan GazetaShqip.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top