Lajme
Horror në Selanik, shqiptari përdhunon nënën
gjensia Shtetërore Greke e Lajmeve ka raportuar se sot në Selanik në lagjen Analipsi një djalë shqiptar në moshë 29-vjeç është arrestuar nga policia greke pasi u akuzua nga nëna e tij 57-vjeçare se ai e kishte përdhunuar. Denoncimi u mbështet edhe nga vëllai i tij. Nga të dhënat paraprake rezulton se djali mund të ketë qenë nën efektet e alkoolit. Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.