Video
I zënë vendin Ramës e Ruçit, të rinjtë pozojnë me dy gishtat lart
I zënë vendin Ramës e Ruçit, të rinjtë pozojnë me dy gishtat lartA. Shehaj
Lajme
Në 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Kuvendi ka hapur dyert për të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të vizitojnë nga afër ambientet e tij.
Të shumtë kanë qenë personat që i janë drejtuar këtij institucioni dhe nuk kanë nguruar të bëjnë foto e video në vendin e kryeministrit, të ministrave, pra në vendet ku ulet kabineti qeveritar, por edhe në vendin e Gramoz Ruçit, kryetarit të Kuvendit.
Mes humorit dhe momenteve gazmore, disa prej tyre kanë ngritur gishtat lart e kanë bërë imbolin e Partisë Demokratike. Si do të ndihen socialistët pas këtyre fotove? Apo pushteti është me radhë?
JOQ.al