Connect with us

Im shoq më shtyu ta tradhtoja për para!

Kuriozitete

Im shoq më shtyu ta tradhtoja për para!

Unë që po rrëfej këtë mëkat, quhem A. Vendosa ta tregoj historinë time në këtë gazetë me idenë se si kjo historia ime, ka edhe shumë histori të tjera. Vajzat shqiptare janë të privuara t’u nënshtrohen burrave për të mbijetuar në këto kohë të vështira…

Bashkë me bashkëshortin tim, ne vendosëm të jetonim në Tiranë. Në fillim, ashtu si shumë çifte të reja, edhe ne u përballëm me shumë vështirësi në gjetjen e shtëpisë, gjetjen e punës. Jeta filloi të ishte shumë stresuese, të dy kishim tentuar që të gjenim punë, por ishte shumë e vështirë. Albani disa herë kishe tentuar që ne të ktheheshin në fshat aty ku rrinin prindërit e tij, por unë nuk doja. Jeta atje ishte shumë e vështirë, e lodhshme dhe unë nuk do mund ta duroja dot. Mbas tre muajsh, Albani filloi punë si shofer në një punishte të përpunimit të qumështit, ndërsa unë, nuk kisha gjetur asgjë konkrete. Edhe pse kisha mbaruar një shkollë për laborante dentare prapë nuk po mundja të stabilizohesha në një vend. Një shoqja ime me të cilën kisha mbaruar shkollën, më prezantoi me pronarin ku ajo punonte; ai ishte turk dhe mund të ishte rreth të 70-ave. Në klinikën e tij kishte shumë punë, të paktën kështu më kishte thënë shoqja ime. Ditën që unë do jepja intervistën, isha vërtet e emocionuar. Edhe rrobat që vesha atë ditë m’i dha shoqja ime, bëra edhe një krehje në parukeri dhe vërtet atë ditë u bëra shumë e mirë.

Kur shkova në klinikë, sekretarja më futi në një zyrë ku më tha se duhet të prisja pronarin, pasi ai vendoste për përzgjedhjen e stafit. Kështu bëra. Pas një gjysmë ore, pashë se në derë hyri një burrë i gjatë rreth të shtatëdhjetave, esmer, me flokë të zeza dhe me mustaqe. Ai m’u afrua dhe më dha dorën. Më pas më pyeti se ku kisha punuar. Unë iu përgjigja pyetjeve që ai më bëri dhe më pas, ai më tha: “Kam nevojë për një njeri që të jetë shumë besnik ndaj meje. Dua që ti të punosh si sekretare në këtë klinikë, të presësh faturat dhe të mbyllësh lekët në bankë. Kjo gjë do të të kushtojë shumë kohë e shumë punë dhe nuk e di nëse je në gjendje ta përballosh”.

Unë në atë kohë nuk kisha rrugë tjetër dhe më duhej ta pranoja një gjë të tillë, duke parë edhe rrogën, e cila shkonte rreth 500 mijë lekë të vjetra. Bisedova me Albanin dhe kur i tregova, as që e mendoi fare dhe më tha se duhet ta pranoja një variant të tillë. Kështu bëra, fillova ditën e parë të punës, por me shumë ankth dhe vështirësi. Mendja më rrinte se si do t’ia bëja me lekët sepse ajo punë kishte të bënte pak a shumë me ekonominë. Çdo ditë bëja bilancin ditor të parave dhe i mbyllja në bankë. Çdo ditë, pronari vinte të më takonte dhe më pyeste se si po shkoja me punën. Kisha gati dy javë që kisha filluar punë, kur dëgjova nga kolegët disa thashetheme që i flisnin nëpër dhëmbë. “Iku dashnorja e pronarit, e la atë në rrugë të madhe”. Një tjetër ia priste: “Mos ki merak se e zëvendëson prapë ai” dhe ia plasnin me të qeshur duke më vështruar mua. U ndjeva shumë keq, por nuk doja të debatoja me ta sepse nuk doja të humbisja punën. Mbas disa ditësh, kur do të shkoja për të mbyllur lekët, më mori pronari në makinë duke më thënë se e kishte rrugën andej dhe do të më shoqëronte. Hipa në makinën e tij dhe, pa kaluar as tre metra, pashë dorën e tij që e vendosi në këmbën time. Ndjeva se një e dridhur e fortë më kaloi në të gjithë trupin, por u mundova të ruaja qetësinë; thoja me vete: “O Zot më ndihmo, nuk dua ta humbas punën time”. Ai mezi e fliste shqipen, por kuptova se kërkonte të abuzonte me mua. Pa iu dridhur qerpiku, ma tha troç:

“Unë mund të zgjidhja edhe ndonjë vajzë tjetër, por ti ma mbushe mendjen se ishe një vajzë e denjë për të bërë të gjitha punët që do të të kërkoja unë”.

Unë tentova t’i flisja, por ai nuk më la. “Mendoje njëherë dhe më pas e bisedojmë”, më tha. Kur shkova në shtëpi, isha shumë e shqetësuar, e vetmja herë në jetën time që nuk më zuri gjumi fare. Ditën tjetër në mëngjes u ngrita dhe i thashë Altinit se nuk doja të shkoja më në atë punë, por ai i nevrikosur, m’u afrua dhe më tha: “Po tallesh? Ajo është një punë që ti duhet t’i shërbesh më së miri, se nuk do kesh shance të gjesh një më të mirë”.

Unë po tentoja t’i thoja se pronari po kërkonte të përfitonte nga unë, por Altini as që më la, ndoshta ai e kuptoi… Me sa po kuptoja, atij nuk po i interesonte ajo gjë. E vetmja gjë për të cilën ai ishte i interesuar, ishte vetëm rroga ime dhe në fakt, nuk kishte faj, se më shkonte rroga gati 700 mijë, bashkë me bakshishet që më linin klientët. Pra, nuk më mbeti rrugë tjetër veçse t’i kthehesha punës, por kur mendoja që ai njeri mund të më afrohej, më ikte mendja, pasi ai për mua s’ish gjë tjetër veçse një plak i cili kishte lekun dhe nuk dinte çfarë ta bënte. Isha futur në një udhëkryq që nuk po dija t’i jepja zgjidhje. Kishin kaluar gati dy muaj dhe me të vërtetë që paguhesha shumë mirë, por nuk dija ç’të bëja që ta mbaja punën deri në fund. Një ditë në zyrë më erdhi një pako, në kuti kartoni. E hapa dhe pashë një fustan në ngjyrë të kuqe dhe një letër ku shkruhej: “Në pushimin e drekës, të pres te hotel….”.

Mendova se aty ishte fundi im, por nuk kisha rrugë tjetër; më mirë të shkoja me atë njeri sesa të kthehesha në fshat. Shkova në shtëpi, vesha fustanin e kuq dhe këpucë të bardha. Albani më pa që isha veshur në atë mënyrë, por as që më pyeti fare se ku po shkoja. Mbasi dola nga shtëpia, mendova se ky takim do të ishte edhe fundi i martesës sonë. Shkova në hotelin ku ai më kish lënë takim dhe… nuk dua ta përshkruaj atë skenë, çdo gjë më dukej shumë e pështirë! Përkëdheljet e tij mbi trupin tim më dukej sikur po më zinin frymën dhe në një çast e largova duke e shtyrë fort, por ishte tepër vonë… Ai m’i kapi të dyja duart dhe e arriti atë që donte. Mbas asaj here, unë s’isha gjë tjetër veçse një robinë e tij, që duhet të isha e gatshme në çdo moment që ai do të më kërkonte. Ai kishte filluar të më dërgonte edhe mesazhe në telefon, por në një moment, Albani e lexoi: “Të pres në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend”. Ky mesazh shënoi edhe fundin e martesës sime me Albanin. Unë e kisha vënë në dijeni atë për rrezikun që na kanosej nga ajo lloj pune, por atij i pëlqenin lekët dhe mendonte se nuk do të vinte kurrë kjo ditë. Pasi lexoi atë mesazh, ai bënte si i çmendur, nuk la gjë pa më thënë, duke më sharë dhe ofenduar. Më pas mblodhi të gjitha rrobat e tij dhe u kthye në fshat. Që pas asaj dite, nuk jam kthyer më as në familjen time, pasi nuk mund t’ua them arsyen e ndarjes, arsye kjo, që më shumë ishte Altini.

Tashmë, në shtëpinë që e mobilova me ish-bashkëshortin tim jetoj e vetme, duke pritur mesazhin e radhës nga pronari im, për t’u bërë vetëm për pak orë gruaja e dytë e tij. Dua t’u them të gjitha vajzave të cilat ndeshen me një fenomen të tillë, të mos të bëhen pre e mashtrimit dhe e kënaqësisë që të dhuron paraja, pasi asgjë nuk do të fitonin nga kjo gjë, përkundrazi, do të humbisnin shumë vlera shpirtërore, të cilat nuk krahasohen me vlerën materiale. Përveç kësaj, do fillonin një histori së cilës nuk i dihet kurrë fundi.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top