Video
Irritohen serbët, flamuri shqiptar valëvitet nga qindra të rinj në Preshevë dhe Bujanoc
Irritohen serbët, flamuri shqiptar valëvitet nga qindra të rinj në Preshevë dhe BujanocA. Naçi
Lajme
Në këtë ditë në Preshevë dhe Bujanoc u ngrit flamuri kuq e zi. Data 28 nëntor ka patur patriotë të shumtë edhe në këto dy komuna serbe që jetojnë shqiptarë. Qindra të rinj shqiptarë u shfaqën në Sheshin Iliria dhe festuan duke mbajtur flamurin kombëtar shqiptar.
Një orë më parë gazeta serbe "Blic" nis një artikull me këtë titull ngacmues:
Flamurët e Shqipërisë lulëzojnë në Preshevë dhe Bujanoc".
Sipas artikullit të gazetës përdorimi i flamurit të huaj është veprim i ndalur me ligj në shtetin serb.
Sipas Blic, manifestimi qendror i shqiptarëve nga jugu i Serbisë u shënua nga një program kulturor-artistik në Qendrën Kulturore ‘Vuk Karadzic’ në Bujanoc. Tregohet se udhëheqësit politikë shqiptarë organizuan një pritje për bashkatdhetarët e tyre. Madje, pretendohet se përkundër festimeve nuk janë vërejtur forca të shtuara policore në rrugët e Preshevës dhe Bujanocit.
Blic shkruan:
Politikanët shqiptarë organizuan pritjen për popullin, dhe në rrugët e Preshevës dhe Bujanocit nuk kishte më forca policore".
Në fund, gazeta përmend edhe kërkesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, të udhëhequr nga kryetari i Bujanocit, Jonuz Musliu, për të cilin ‘Blic’ shkruan se është i diskutueshëm, për legalizimin e flamurit të shqiptarëve, në theks të veçantë më 28 Nëntor.
Gazeta serbe shkruan:
Autoritetet në Serbi kanë kërkuar nga shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që ta krijojnë flamurin e tyre, i cili duhet të jetë ndryshe nga flamuri kombëtar i vendit të origjinës, siç përcaktohet nga Ligji për Pakicat Kombëtare. Në këtë rast, ata do të kenë të drejtën të përdorin flamurin çdoherë dhe zyrtarisht, por shqiptarët nuk e pranojnë këtë kërkesë”.
JOQ.al