Connect with us

Ja si të ndaloni rritjen e qimeve nën lëkurë përmes mënyrave natyrale

Shëndetësi

Ja si të ndaloni rritjen e qimeve nën lëkurë përmes mënyrave natyrale

Eliminimi i qimeve që rriten nën lëkurë është një problem që ju ndodh thuajse të gjithëve dhe mbi të gjitha është një problem që nuk mund të eliminohet lehtë. Qimet e rritura nën lëkurë mund të shkaktojnë infeksione dhe skuqje të zonës ku kanë dalë. Ja një mënyrë alternative për t’i eliminuar ato:

Përbërësit: 1 lugë gjelle mjaltë i papërpunuar

200 ml baltë për trajtime, me përbërje betonite (që mund ta gjeni në farmaci apo ku shiten produkte kozmetike)

1 lugë gjelle mjaltë të papërpunuar

2 tableta vitaminë E (të thërrmuara) ose 5 pika vaj vitamine E

10 pika vaj livande

Përgatitja: fillimisht përzieni mjaltin dhe baltën në një tas sa të përftohet në masë homogjene dhe më pas shtoni të gjithë përbërësit e tjerë. Shtoni nga pak ujë të vakët derisa të formohet një pastë e butë, por jo shumë e hollë.

Aplikojeni maskën në zonat ku keni qime të rritura nën mish dhe mbajeni derisa të thahet, rreth 30 minuta. Më pas, hiqeni pastën në drejtim të kundërt me rritjen e qimeve. Pas përdorimit të pastës lyejini zonën me vaj kokosi ose gjalpë trupi. Përsëriteni këtë metodë 3-4 herë në javë dhe shumë shpejt do të vëreni rezultate të dukshme.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top