Kuriozitete
“Më jep rrogën”/”Tigresha” kacafytet me pronarin e lokalit, përgjigja e tij e lë me gisht në gojë
Rastet kur femra nga Shqipëria detyrohen të largohen nga vendi i tyre dhe të shkojnë në shtete të tjera për të punuar, janë të shumta. E tillë është dhe kjo vajzë, e cila është larguar nga Tirana dhe ka shkuar në Kosovë, ku ka zgjedhur të punojë si valltare në një nga lokalet e Prishtinës.
Siç mund ta shikoni edhe në pamjet e mëposhtme, pronari ka lajmëruar në profilin e Facebook-ut të lokalit se vajzën e gjejnë si valltare çdo natë në lokal dhe se ajo do të jetë aty për të argëtuar të gjithë. Por çfarë ndodh në të vërtetë me pagesat e këtyre punonjësve?
Këtë e tregon valltarja Tigresha, e cila është ndjekur me këmbët e para nga lokali dhe nuk i kanë dhënë as rrogën. Pronari i lokalit refuzon ta paguajë duke i kujtuar se ajo ka detyrime për pagesën e shtëpisë të marrë me qira.
Ajo i kërkon pronarit pagesën dhe madje në biseda e sipër duket edhe që e ka denoncuar në polici, por ai ka korruptuar policët.
Bisedën e tyre e gjeni të plotë më poshtë. “Tigresha” do vetëm rrogën e saj, djersën e ballit, por pronari i “Tullari Restaurant” refuzon dhe e urdhëron të mbledhë rrobat e të largohet.