Video
Jo vetëm shirat, 5 vullkane të fuqishme mund të bëjnë ‘shkrumb e hi’ Evropën
Jo vetëm shirat, 5 vullkane të fuqishme mund të bëjnë 'shkrumb e hi' EvropënS. Shtjefni
Lajme
Shpërthimet që kanë fuqinë për të shkatërruar qytetërimin nuk ndodhin shumë shpesh, por një studim i ri tregon se ato mund të jenë më të aferta nga sa ishte menduar më parë.
Por sipas një studimi të ri një super-shpërthim vullkanik me potencial për të shkatërruar Evropën siç e njohim mund të ndodhë së shpejti. Shkencëtarët britanik raportojnë gjthashtu se super-shpërthimet pritet te behën shumë më të shpeshta sesa parashikohej në të dhënat e mëparshme.
Duke analizuar aktivitetin vullkanik brenda 100,000 viteve të fundit, hulumtuesit kanë rishikuar afatin kohor shpërthimet e vullkaneve që mund të shkakojnë kaos në mbarë kontinentin.
“Yellowston” klasifikohet si një super-vullkan e tillë, e cili mund të marrë mijera jetë njerëzish. Një sërë shpërthimesh shumë më shkatërruese, ato të rreth 227 viteve më parë, mendohet të ketë vrarë të paktën 10.000 persona në Britaninë të Madhe.
Islandë
Një gjeofizik në Universitetin e Islandës, Pall Einarsson, shprehet se katër prej vullkaneve të Islandës po tregojnë sasi të rrezikshme veprimesh se po përgatiten për një tjetër shpërthim.
Në vitin 2010, vullkani Eyjafjallajökull shpërtheu papritur duke mbuluar Evropën me një vello hiri që preku shëndetin e miliona njerëzve. Pluhuri i rrezikshëm vullkanik bllokoi qiejt, anuloi 100.000 fluturime dhe fshiu 4 billionë dollarë nga ekonomitë evropiane.
Tani eksperti druan se katër nga vullkanet më të mëdha të vendit( Islandës) mund të jenë pranë në një mega-shpërthimi, për shkak të presioneve brenda vullkaneve.
Vullkanet e Katla, Hekla, Bardarbunga dhe Grímsvötn mendohet të jenë të gjithë në prag të shpërthimit.
Dhe nëse vullkanet aktive shpërthejë, shkencëtarët i frikësohen një përsëritjeje të situatës katastrofake të vitit 2010, ose më keq.
Itali
Shkencëtarët kanë paralajmëruar gjithashtu se vullkani më i rrezikshëm në botë “Campi Flegrei” në Napoli të Italisë është pranë shpërthimit.
Shkencëtarët njoftuan se vullkani i “harruar” ishte në një fazë kritike dhe se aktivitetet e mëtejshme mund të çonin në një shpërthim të fuqishëm.
Ekspertët kanë paralajmëruar për pasojat shkatërruese që një shpërthim sado i vogël mund të ketë në Evropë duke thënë se dhe retë e dendura të smogut mund të enden në qiejt evropian për ditë të tëra.
Përshtati "JOQ.al"
JOQ.al