Kuriozitete
Kapen bosat shqiptarë të drogës në Itali, rumunia i nxori zbuluar
Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi u janë gjetur katër kg kokainë e pastër me vlerë 1 milion euro. Ilir Limushaj 32-vjeç dhe Denald Biba-20 vjeç janë arrestuar në banesën e tyre në rrugën “Baveno” në zonën e San Donatos në Torino.
Siç raportojnë mediat italiane, hetimet nisën rastësisht pasi shqiptarët u dërguan në komisariat për verifikim mbi lejet e qëndrimit.
Ka qenë një 22-vjeçare rumune ajo që ka nxjerrë zbuluar dy shqiptarët, të cilët i dhanë çelësat vajzës dhe më pas policia ka gjurmuar këtë të fundit.
Sipas mediave italiane, kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur muajt e fundit në Torino.
Denald Biba
lir Limushaj