Kuriozitete
I keni këto dy ‘gropëza’ në fund të kurrizit? Ja çfarë domethënie kanë
Gropëzat e formuara në fundshpinë tek meshkujt dhe femrat quhen vrimat e Apollos, ose vrimat e Venusit respektivisht. Ato ndodhen në zonën ku dy kocka lidhen me legenin dhe mund të shihen vetëm tek njerëzit që e kanë të trashëguar, apo kanë ligamente me përmasat e duhura.
Këto vrima janë shenjë e qarkullimit të mirë të gjakut, një trupi të shëndetshëm dhe shenjë e bukurisë duke iu referuar Venusit, Perëndeshës romake të bukurisë.
Një fakt interesant për njerëzit që i kanë të dukshme është se këto vrima e bëjnë më të lehtë arritjen e orgazmës, shkruan “shendet+”. Kjo për faktin se këto vrima lehtësojnë qarkullimin e mirë të gjakut dhe për shkak të vendndodhjes së tyre strategjike rreth zonës së legenit, klimaksi bëhet më i lehtë. Nëse eliminoni dhjamin, atëherë edhe ju që nuk i keni mund ta bëni të mundur praninë e tyre.