Shëndetësi
Kështu mund t’i parandaloni gazrat dhe fryerjen e barkut
Vështirësia që organizmi manifeston në shpërbërjen e një sërë ushqimesh, si dhe gëlltitja e ajrit janë dy ndër faktorët më të shpeshtë që çojnë në formimin e gazrave në aparatin tretës.
Gazrat mund të manifestohen përmes gromësirave apo çlirimit nëpërmjet rektumit (zorrës së trashë).
Gazrat e stomakut janë ndër problemet e shpeshta prej të cilave vuan një pjesë e mirë e popullatës.
Neglizhenca në trajtimin e tyre, shpesh shfaqet në nivele të larta duke bërë që shumë persona të përballen me gjendje të parehatshme.
Ja disa nga ushqimet më të mira që parandalojnë këto kushte shëndetësore:
inflamacionAnanasi: përmban një enzimë e cila quhet bromelain, e cila ndihmon në tretjen e ushqimit dhe lufton koagulimin e gjakut. Bromelaina ndihmon në rregullimin e përgjigjeve imune gjithashtu.
Panxhari: është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në riparimin e qelizave të dëmtuara nga inflamacioni. Panxhari ka veti të fuqishme anti-inflamatore.
Peshku: është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme, të cilat janë të njohura për luftimin e inflamacionit. Hulumtimet kanë treguar se acidet yndyrore omega-3 luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet kronike.
Perimet me gjethe jeshile: janë të pasura me vitamina dhe minerale, ato luftojnë inflamacionin, luftojnë fryrjen e stomakut dhe lehtësojnë gazrat. Konsumoni perime me gjethe jeshile në çdo vakt.
Shafrani i Indisë: mund të konsiderohet si një nga erëzat më të fuqishme anti-inflamatore.
Çaji jeshil: ka veti anti-inflamatore për shkak të numrit të lartë të antioksidantëve që përmban. Çaji jeshil lehtëson tretjen dhe pastron trupin nga mbeturinat dhe toksinat.