Connect with us

Këto janë arsyet pse duhet të hani limon

Shëndetësi

Këto janë arsyet pse duhet të hani limon

Limonët përmbajnë shumë përfitime shëndetësore në lëngun e tyre, lëkurën dhe tulin.

Ky frut ofron një numër përbërësish duke përfshirë flavonoidet, limonoidet dhe polifenolet. Por, përderisa disa nga përfitimet e këtij fruti – si prezenca e lartë e vitaminës C – njihen mirë, të tjerat duhet të hulumtohen ende.

Këto janë 5 përfitimet shëndetësore nga limoni:

Vitamina C 
Limonët janë shumë të pasur me vitaminë C, kështu që nëse nuk dëshironi të sëmureni për shkak të mungesës së vitaminës C, përfshijeni limonin në dietën tuaj ditore.

Ushqyes të tjerë 
Limonët janë më shumë se veç vitaminë C. Përveç acidit askorbik, limoni përmban sasi të larta të vitaminës A, folat, niacin, thiamin, riboflavin, acid pantothenik, bakër, kalcium, hekur, magnez, kalium, zink, fosfor dhe proteina, transmeton Gazeta Express.

Anemia 
Vitamina C në vete nuk e lufton aneminë, por mund të rrisë fuqinë e hekurit që e parandalon këtë gjendje. Shtrydhni pak limon në sallatën tuaj, jo vetëm për shije, por edhe për përfitim të plotë të hekurit.

Rreziku nga sulmi në zemër 
Asociacioni Amerikan i Zemrës raporton se gratë të cilat hanë sasi të larta të limonit kanë rrezik më të ulët për t’u prekur nga sulmi se sa ato të cilat hanë pak.

Shëndeti i lëkurës 
Ndoshta e keni vërejtur vitaminën C në përbërësit e shumë produkteve të kujdesit për lëkurën, dhe kjo për shkak se vitamina C është çelësi për prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni është shumë i rëndësishëm për lëkurën, fortësinë dhe elasticitetin e saj. Vitamina C në limon ka gjithashtu veti antihelmuese. Vitamina C rritë prodhimin e kolagjenit, redukton inflamacionin dhe e bënë dritën e diellit më efektive.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top