Connect with us

Këto ushqime djegin yndyrën

Shëndetësi

Këto ushqime djegin yndyrën

Disa ushqime mund të na ndihmojnë per të djegur yndyrën dhe kaloritë. Këto ushqime, përveç vlerave të dobishme për shëndetin janë edhe shumë të shijshme dhe na ndihmojnë të qëndrojmë në formë.

Këto janë pesë ushqimet të cilat duke u kombinuar me pak aktiviteti fizik, na ndihmojnë të reduktojme yndyrën në organizëm.

1. Arra, lajthi, bajame dhe kikirikë

Frutat e thata ndihmojnë metabolizmin për të reduktuar yndyrën dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Bajamet, për shembull, janë të mira nëse konsumohen gjatë vaktit të parë të ditës. Shumë të rëndësishme në procesin e ndërtimit dhe riparimit të muskujve, përmbajnë 5-6 gr yndyrna në gjendje për të djegur kolesterolin e keq.

 2. Speci djegës

Fal substancës capsaicin, specat djegës kanë aromë karakteristike dhe substanca që na ndihmojnë për të djegur kaloritë dhe yndyrë deri në 20 minuta pas konsumimit të tyre. Gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit, përgjegjës për të reduktuar yndyrën në organizëm. Konsumimi i specave djegës na ndihmon të humbasim peshë.

3. Molla

Një mollë në ditë mban mjekun larg; përveçse një proverb i njohur është edhe një e vërtetë mjekësore. Mollët janë të pasura me pektin,substancë që redukton yndyrën dhe formimin e kolesterolit dhe të tensionit të gjakut.

4. Tërshëra

Tërshëra na ndihmon në ruajtjen e nivelit të balancuar të kolesterolit dhe yndyrave.Gjithashtu ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut. Përveç kësaj, duhet të konsumojmë rregullisht drithëra sepse janë të pasura me antioksidantë dhe anti-inflamator të fuqishëm.

5. Selinoja

E pasur në fibra, vitamina A dhe C, antioksidantë, hekur,dhe kalium, ndihmon për të ulur presionin e gjakut dhe është një ushqim i mire për detoksifikimin e organizmit. Përmban substanca që ndihmojnë organizmin për të djegur më shumë kalori.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top