Video
Kjo është 21-vjeçarja vlonjate që kishte lidhje intime me biznesmenin që vdiq (FOTO)
Për vdekjen e Bukurosh Malaj, biznesmenit nga Vlora i cili kishte në pronësi një “Fast-Food” është arrestuar si e dyshuar 21-vjeçarja e quajtur Adela Sinanaj e cila drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz” model E 310 D, me targa AA 184 CE.Sipas Policisë, Malaj i ulur në vendin e pasagjerit, po i mësonte vajzës t’i jepte makinës dhe sipas dëshmisë së saj, ajo humbi kontrollin e automjetit kur Malaj nxori kokën nga xhami i makinës, duke u përplasur kështu me një kamion që po i vinte përballë. Aksidenti rrugor ndodhi në aksin Vlorë-Mifol të premten e kaluar.
46-vjeçari mori plagë të rënda në kokë dhe u transportua menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë por ra në koma dhe pas 3 ditësh nga aksidenti, ndërroi jetë.
Dyshohet se biznesmeni kishte lidhje intime me vajzën dhe se gjatë dëshmisë së saj në Komisariatin e Vlorës, ajo nuk është treguar e sinqertë tërësisht, duke u përpjekur kështu akuzave penale që mund të rëndonin mbi të.
Burime për JOQ.al, persona që kanë njohje me 21-vjeçaren shprehen se ajo punonte në biznesin e llojit “Fast-Food” në pronësi të Bukurosh Malajt dhe lidhja e tyre intime është e konfirmuar për ata që i njihnin.
Adela Sinanaj, i mori jetën zotërisë në fjalë. Gjynah për ata femijë që la pas dhe familjen e tij. Eshtë në vit të fundit te Fakulteti Ekonomik. Ka punuar vetë në “Fast-Food-in” e këtij burrit. Unë jetoj prej disa vitesh në Vlorë dhe i njoh shumë mirë që të dy. Ajo goca është me origjinë nga Fieri dhe është sa gjysma e moshës së biznesmenit. Zotërisë i qoftë dheu i lehtë.-shprehen dëshmitarët për redaksinë e joq.al