Connect with us

Kjo është nëna e cila 18 vjet nuk ka bërë gjumë për ta ruajtur vajzë (Foto)

Kuriozitete

Kjo është nëna e cila 18 vjet nuk ka bërë gjumë për ta ruajtur vajzë (Foto)

Lexuesit e njërës nga gazetat më të vjetra në Britani të Madhe, Sunday People, kanë mbledhur para për të blerë një pajisje mjekësore që të ndihmojnë një grua, e cila për shkak të gjendjes mendore të fëmijës së saj nuk ka mundur të fle e qetë qe 18 vjet/
Lynsay Smith nuk ka fjetur për më gjatë se një orë që nga koha kur ka lindur vashën e saj, e cila është e lindur me një formë të epilepsisë që mund ta mbysë atë brenda një minute.

Smith, që jeton vetëm me vajzën ka qenë e detyruar ta kurdisë alarmin për çdo orë gjatë natës për të kontrolluar Jaiden e sëmurë, e cila, për shkak të sëmundjes, nuk do të jetojë më shumë se 20 vjet.

Një pajisjes që kushton afër 2000 euro e cila paralajmëron në formë alarmi nëse Jaiden mund të ketë ndonjë sulm, do t’i mundësonte Lynsay-it gjumë të qetë. Por kushtet ekonomike të Lynsay-s nuk i kanë mundësuar blerjen e një pajisjes të tillë, dhe as Shërbimi Shëndetësore nuk ka mundur të ia sigurojë një.

Tani paratë e mbledhura nga lexuesit e gazetës People kanë blerë aparatin që do t’ua mundësojë nënës dhe vajzës të jetojnë më të qeta vitet e fundit së bashku.

“Kjo për ne vlen më shumë se që do të dinin secila prej nesh ta shpjegonte. Tani do të jemi në gjendje të jetojmë një jetë më normal dhe të kënaqemi me kohën që na ka mbetur bashkë”, thotë Lynsay.

“Ka momente që i kaloj ditët si një zombi duke ecur vërdallë nëpër shtëpi, sepse jam shumë e lodhur, kurse natën frikësohem shumë të fle pasi mund t’i ndodh diçka Jaiden dhe mund të mos jem me të”.

LEXO EDHE
Ja çfarë i bëri ky majmun një vajze të vogël (Video)
“Kam kërkuar ndihmë, por jetojë vetëm me vajzën dhe nuk kam mundur të bëj më shumë”.

“Dhe iu falënderoj shumë që më keni dhënë mundësinë që të pushoj pas plotë 18 vjetësh”.

“Thonë se asgjë nuk të përgatit për të qenë prind dhe kjo më doli e vërtetë”.

“Por kur e kuptova se Jaiden ka lindur në një gjendje të caktuar shëndetësore, që përfshinë një ekstra kromozom që i shkakton dëmtime në tru, dëmtime që e bëjnë ata të jetë psiqikisht në gjendjen e një pesë vjeçareje, e kuptova se jeta për mua kurrë nuk do të jetë e njëjtë”.

“Por, që nga dita kur ka lindur ajo ka qenë jeta ime, I jam dedikuar 24 orë që ajo të jetë e sigurt”.

Lynsay ishte e detyruar të lërë studimet për t’u përkujdesur për Jaiden, shkruan The Mirror, njofton Klan Kosova.

Jaiden qysh kur ishte e vogël kishte filluar të kishte sulme nga një gjendje epileptike e pakontrolluar.

Mjekët i kishin thënë se një sulm i vetëm mund ta mbysë Jaiden, ndaj ajo çdo natë para se të shkonte të shtrat për të fjetur, akordonte alarmin çdo një orë për të kontrolluar vajzën.

“Por, nuk pendohem për asnjë minutë që kam qëndruar zgjuar për ta kontrolluar Jaiden, sepse e dua atë më shumë se gjithçka tjetër, megjithatë është sikur ta kesh një punë me orar 24 orë në ditë”.

Tani që lexuesit i kanë siguruar parat për ta blerë aparatin, Lynsay thotë se jeta e saj do të ndryshojë.

“Gjithmonë do u jem falënderues The People që na mundësuan këtë. Nuk po mund të pres të fle një natë të qetë, duke e ditur se edhe vajza ime është duke fjetur e qetë pranë meje”, thotë Lynsay për Mirror.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top