Connect with us

Kjo është sëmundja që gjysma e mjekëve u’a fshehin pacientëve

Shëndetësi

Kjo është sëmundja që gjysma e mjekëve u’a fshehin pacientëve

Vizita te mjeku zgjat mesatarisht 10-15 minuta dhe nëse gjithçka mbaron aty, me shumë mundësi pacienti nuk do e marrë vesh atë që mjeku dyshon.

Në raport i vitit 2015 i prezantuar nga “Alzheimer’s Association” krijon shqetësim, pasi bazuar në një studim amerikan 55% e mjekëve nuk u tregojnë pacientëve sëmundjen e tyre Alzheimer.

Siç thuhet në raport, mjekët janë gjithmonë të vetëdijshëm që bazuar në etikë, i duhet thënë e vërteta pacientit, por pavarësisht kësaj zgjedhin që të heshtin.

Zakonisht përdorin terma të tjerë, pa i dhënë një emër sëmundjes. Synimi është që të mos e stresojnë më shumë pacientin.

Jason Karlawish, profesor amerikan i mjekësisë, etikës dhe politikës shëndetësore pranë University of Pennsylvania, shpjegon se “Nuk kemi strukturuar një mënyrë të përshtatshme që sistemi shëndetësor të kujdeset për pacientët në moshë që kanë sëmundje të tilla”.

Çfarë sjell ky sekret? Me siguri jo lumturi. Alzheimer është një sëmundje progresive, çka do të thotë se mund të përkeqësohet, por në të njëjtën kohë kërkon ndërhyrje të menjëhershme, para se të avancojë shumë shpejtë, shkruan noa.al.

Studiuesit thonë, “Pasi t’i kesh dhënë një emër problemit, mund ti japësh edhe drejtim mënyrës së kurimit”.

Të dhënat e analizuara u morën nga Medicare Current Beneficiary Survey, bazuar në një kampion prej 16 mijë personash, ku u zbulua se vetëm 45% e pacientëve ishin informuar lidhur me diagnozën nga mjeku i tyre.

Ndërkohë 96% e personave me tumor në gji ishin informuar direkt.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top