Connect with us

Kremi mund të rrezikojë shëndetin tuaj

Shëndetësi

Kremi mund të rrezikojë shëndetin tuaj

Nëse i ka skaduar afati i përdorimit, kremi mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin tuaj.

Në bazë të hulumtimeve të reja është vlerësuar se vetëm ¼ e femrave i kushtojnë kujdes afatit të skadimit të preparateve për makijazh, ndërsa femrat tjera i përdorin ato edhe pas skadimit të afatit.

Autorët e kësaj analize thonë se ngjashëm sikurse ushqimi, produktet kozmetike mund të jenë shumë të rrezikshme për përdorim pas skadimit të afatit.

Kremi duhet mbajtur në vend të errët, larg burimit të nxehtësisë.

Kremi i pahapur mund të qëndrojë deri ën 3 vjet.

Kremi i hapur është nën ndikimin e dritës dhe të ajrit dhe është mirë që harxhohet sa më parë.

Me disa shenja, kremi tregon se i ka kaluar afati i qëndrueshmërisë: e ndërron ngjyrën, e humb kompaktësinë, ndahet uji nga pjesa e yndyrshme.

Afatin më të shkurtë e kanë mjetet për mbrojtje nga dielli.

Kremin që nuk e keni harxhuar, më mirë hidheni, sepse pas disa muajsh do t’i humbë veçoritë e dobishme.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top