Connect with us

Kryhet transplantimi i parë i kokës në trupin e njeriut të vdekur, synohet te personat e gjallë

Kuriozitete

Kryhet transplantimi i parë i kokës në trupin e njeriut të vdekur, synohet te personat e gjallë

Kryhet transplantimi i parë i kokës në trupin e njeriut të vdekur, synohet te personat e gjallë

Testimin e parë të transplantimit të kokës e kanë kryer në një trup të pajetë, por tani shkencëtarët shprehen se janë gati për ta realizuar këtë edhe tek personat e gjallë.

Kirurgu Sergio Canavero është bërë i njohur me deklaratat e tij për të punuar në transplantimin e parë të kokës së njeriut, duke shtuar se testi i suksesshëm dëshmoi se planet e tij janë të realizueshme.

Transplantimi i kryer në kufomë dëshmoi teknikën e tij inovative për lidhjen e kurrizit, nervave dhe enëve të gjakut për të arritur me sukses të bashkojë dy trupa.

Po ashtu thuhet se për transplantim nevojiten 18 orë. Canavero tha për “Independent” se ka kryer transplantimin e parë te njerëzit, që i mundëson të vazhdojë me punën e tij.

Për shkak të pohimeve kontroverse, operacioni mori vëmendje të madhe të publikut. Pacienti i tij i parë, sipas Canavero, është rusi Valeri Spiridinov, koka e të cilit do të ngrihet dhe pastaj do të vendoset në trupin e ri, në formë donacioni.

Është e mundshme që transplantimi i ardhshëm të kryhet këtë vit, në Britani të Madhe. Para operimit në kufomë, ekipi i tij ka kryer transplantimin e kokës në minj dhe majmun. Shkencëtarët paralajmërojnë se operacioni i ardhshëm mund të ketë pasoja serioze.

Përveç vdekjes së mundshme, ekziston mundësia që pacienti të ketë dhimbje të tmerrshme dhe probleme me adaptim në trupin e ri.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top