Connect with us

Kujdes! Këtë mos e bëni më asnjëherë kur jeni në dush

Shëndetësi

Kujdes! Këtë mos e bëni më asnjëherë kur jeni në dush

Pas një dite të gjatë dhe stresuese, në mbrëmje të gjithë duan të çlodhen e qetësohen për disa minuta në një dush relaksues.

Por ka diçka që e bën gjithmonë sa herë që bën dush dhe që nuk është e mirë për lëkurën, por as për shëndetin: kthimi i rubinetit nga ngjyra e kuqe dhe derdhja e ujit të nxehtë.

Një banjë e mbushur me avull të ngrohtë mund të jetë natyrisht mjaft qetësuese, sidomos kur temperaturat jashtë janë të ulëta. Por është shumë e rëndësishme për të nxjerrë ujin e vakët nga rubineti, sidomos kur do të lash edhe fytyrën në dush.

Uji i nxehtë, siç mund ta dish, rrit qarkullimin e gjakut në lëkurën e fytyrës dhe e than jashtëzakonisht atë. Ky nivel kritik i lagështirës është shkak edhe i skuqjes së fytyrës pasi del nga dushi. Dhe, edhe pse nuk ka asnjë provë shkencore që uji i ngrohtë ose i ftohtë pastron lëkurën më mirë se sa uji i nxehtë, dermatologia Dr. Fayne Frey thotë se rreziku i përdorimit të ujit të nxehtë është më i madh.

“Me siguri, asnjë nuk do që ta djegë lëkurën”,- thotë Frey, duke shtuar se është e vërtetë që uji i nxehtë vret bakteret, por ka një limit temperature edhe për këtë. Uji ka një temperaturë që mund të konsiderohet e mjaftueshme për të vrarë bakteret. Studimet mbi larjen e duarve, duke krahasuar ujin e ngrohtë apo të ftohtë, kanë theksuar se larja me ujë të ftohtë (40 gradë F, 4.4 gradë celsius) është efektive për të vrarë bakteret.

Për të minimizuar efektet që uji i nxehtë lë në tharjen e lëkurës, mbaje dushin me ujë të vakët ose të ftohtë aq sa mund ta tolerosh (për flokët kjo është zgjidhja ideale e shkëlqimit) dhe, mbi të gjitha, jo më shumë se 10 minuta në dush për të shmangur lëkurën e thatë dhe skuqjen. Nëse del nga dushi me lëkurë të kuqe, është një shenjë që duhet ta bësh ujin më të ftohtë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top