Shëndetësi
Kurrë më nuk do t’i pastroni veshët me kruajtëse veshësh pas kësaj videoje të shpërndarë nga mjekët
Pastrimi i veshëve me kruajtëse veshësh për një moment na bën të ndihemi mirë, por në fakt, mjekët paralajmërojnë për rreziqet që kjo praktikë e zakonshme ka në kanalet tona të dëgjimit.
Doktor Kunal Karade nga India hoqi një pjesë të vjetëruar të pambukut që kishte ngelur brenda kanalit të veshit, siç raporton “The Indepedent”.
Kur ne pastrojmë veshin me kruajtëse veshësh, realisht nuk e pastrojmë aspak, por pambuku shtyn dyllin në kanal, duke e ngjeshur me daullen e veshit.
Videoja e mëposhtme tregon pambukun që ndodhet prej pesë ditësh në veshin e pacientit, që i shkaktoi këtij të fundit; kruarje veshi, bllokim veshi, të ftohtë, kollë dhe alergji sezonale.
Gjëja më interesante është se çdo kuti e këtyre kruajtëse të veshit vjen me paralajmërimin, “Mos të futet në thellësi të kanalit të veshit”, por miliona njerëz e bëjnë akoma këtë gjë.