Connect with us

Kush është Arta Marku, kryeprokurorja që u zgjodh në tym e flakë?

Lajme

Kush është Arta Marku, kryeprokurorja që u zgjodh në tym e flakë?

Me 69 vota pro dhe 2 vota kundër është votuar dhe zgjedhur ditën e sotme Kryeprokurorja e re e Përkohshme e Republikës së Shqipërisë.

Ajo është Arta Marku, ndërsa theksojmë se opozita ishte tërësisht kundër zgjedhjes së saj, e madje manifestoi duke u përballur edhe me rojet e gardës së Republikës, e duke hedhur edhe flakadanë në ajër gjatë procesit të votimit.

Por kush është Arta Marku, Kryeprokurorja që do të zëvendësojë Adriatik Llallën në këtë pozicion mjaft të rëndësishëm dhe për vijimin e reformës në drejtësi?

Kryeprokurorja e  Përgjithshme e Përkohshme  është diplomuar  si juriste në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë  në “Universitetin e Tiranës”.Në vitin 2002 ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës ,Tiranë.

Nga viti 2003  dhe në vijim është trajnuar brenda dhe jashtë vendit nga institucione akademike si Shkolla e Magjistraturës,Universiteti i Gjenevës, Fakulteti i Drejtësisë ,TAIEX,OPDAT etj. Arta Marku ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për dy vite në periudhën 2001-2002.

Nga viti 2002 dhe vazhdim është emëruar  prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ndërkohë në  Prill 2009-Janar 2016 ka ushtruar detyrën e  zv.drejtueses të njësisë së përbashkët Hetimore për hetimin e krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Gjatë viteve 2010-2014 Arta Marku ka punuar si  Pedagoge në Universitetin Gjon Buzuku në Shkodër. Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja, ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta.

Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas mori pafajësinë në Gjykatë. Kryeprokurorja është e martuar dhe ka 2 vajza.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top