Kuriozitete
KY ËSHTË QYTET: TË GJITHË PUNOJNË, RROGA 1200 EURO, QIRAJA 15 EURO, TA NDËRTOJNË SHTËPINË, NUK KA POLICI! (VIDEO)
Marinaleda është një qytet i vogël në Andaluzi, në pjesën jugore të Spanjës, me një sipërfaqe prej 25 km katrorë dhe me rreth 2700 banorë. Qyteti ta ndërton shtëpinë, nuk ka të papunë, rrogat janë 1200 euro, stërvitje pa pagesë në të gjitha stadiumet dhe vendet për rekreacion dhe sport, nuk ka polici, interneti është pa pagesë në gjithë qytetin.
Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse tërheq shumë turistë nga bota.
Ndërsa pjesa tjetër e vendit po përballet me probleme të shumta, qytetarët e këtij qyteti treguan se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe vetë e organizojnë jetën – harmoninë, bashkimin, ndihmën e ndërsjellë – janë këto që vlerësohen në këtë qytet. Qytetarët iu kundërvunë ashpër dhe i thanë jo vrapimit të çmendur pas fitimit dhe akumulimit të pasurisë.
Qytetarët vendosën që të flakin çdo gjë nga kapitalizmi i egër – në qytet, në vend të LKSCOMave të bankave dhe markave të njohura si Koka Kola – ka art rrugësh në formë të grafiteve dhe muraleve me porosi për përkrahje dhe solidaritet, diçka të ngjashme me grafitet në Kubë dhe Venezuelë. Rrugët janë emëruar me emra të luftëtarëve të njohur për të drejtat e punëtorëve – Frederiko Garsia Lorka dhe Pablo Neruda janë disa prej tyre
Ndërsa pjesa tjetër e Spanjës lufton kundër oligarkëve lokalë dhe bankave të huaja që kanë gllabëruar vendin, vendimet në këtë qytet merren në mënyrë demokratike, drejtpërdrejt nga qytetarët, në mbledhjet që mbahen pothuajse çdo javë dhe ku marrin pjesë 300-400 njerëz.
Derisa shkalla e papunësisë në Spanjë ka arritur 27 përqind, në Marinaleda është arritur punësimi i të gjithëve – të gjithë bëjnë punën që duan dhe marrin rrogë. Rroga mesatare mujore e të punësuarëve është 1200 euro.
Se sa është e mjaftueshme kjo pagesë për jetë të mirë tregon edhe e dhëna se shpenzimet për banim janë 15 euro, kështu që me këtë rrogë mund të bëhet një jetë komode.
Numri i njerëzve që duan të jetojnë në këtë qytet është i madh, prandaj qyteti u detyrua të fus listat e pritjes – nganjëherë pritet edhe nga dy – tre vjet. Deri tani janë ndërtuar 350 shtëpi, kurse në dy vitet e ardhshme do të ndërtohen edhe 250.
Banorët vetë e bëjnë ndërtimin e shtëpive, kurse materialin ndërtimor jua jep qyteti, prandaj pas ndërtimit paguhet 15 euro çdo muaj, si shlyerje për materialet e huazuara. Qyteti jep edhe ndihmeë tjetër për ndërtimin e shtëpive dhe ato nuk lejohet të shiten
Qyteti siguron internet pa pagesë për të gjithë qytetarët. Ka objekte sportive, dy stadiume, fushë basketbolli, tenisi, hendbolli, pishinë etj.Të gjitha këto janë në dispozicion të qytetarëve pa pagesë, përveç pishinës ku paguajnë një anëtarësi minimale vjetore. Qyteti ka edhe kishën e tij
Të gjithë qytetarët mblidhen një herë në muaj për të dhënë ide dhe mendime se si qyteti të bëhet më i mirë dhe më i bukur.
Qyteti ka televizionin dhe një radio kanal të vetin. Policia nuk ekziston në këtë qytet.
“Sipas ligjit spanjoll, ne sipas numrit të banorëve, do të duhej të kishim 4-7 policë. Por, ne nuk duam, sepse këtu çdo gjë mbështetet në baza vullnetare, bashkë luftojmë, bashkë i përshtatim jetët tona, kemi shkallë të lartë bashkëjetese”, thotë kryebashkiaku Juan Manuel Sánchez Gordillo, të cilin e quajnë Robin Hudi spanjol