Video
Ky qen shkon çdo ditë në dyqan vetëm
Disa qenë nuk mund të kapin as një top, por ky qen nga Brazili mund të shkojë në supermarket dhe të blejë gjëra krejtësisht vetëm.
Pituco shkon në dyqanin e kafshëve “Agro” çdo ditë për të mbushur çantën e tij me plot ushqim.
“Të gjithë e njohin Pitucon”, tha veterineri i dyqanit për “The Dodo”. Qeni i mençur di si të marrë çfarë dëshiron, transmeton Gazeta Express.
“Ushqimi i tij është në raftin e lartë, kështu që duhet ta marrim ne për t’ia dhënë atij. Ai lehë derisa ne t’ia japim”, shtoi veterineri.
Pituco është aq i trajnuar sa që ai shkon në dyqan edhe për miqtë e tij kafshë. Kur pronarët e tij i thonë atyre të dyqanit që t’i japin Pitucos ushqim për mace ose zogj, ai e merr atë dhe e sjellë në shtëpi pa e ngrënë rrugës.