Shëndetësi
Lajini frutat dhe perimet me uthull molle për t’i pastruar nga 98% e pesticideve dhe baktereve
Thuajse të gjitha frutat dhe perimet, nga mollët, pjeshkat e deri tek selinoja, spinaqi e brokoli janë të spërkatura me pesticide.
Ndonëse në doza të vogla, këto enzima që mbajnë larg insektet nga fruta perimet mund të shkaktojnë jo pak probleme në organizmin e njeriut.
Rreth 48 milionë njerëz sëmuren çdo vit për shkak të kontaminimit të ushqimit nga prania e këtyre pesticideve.
Ajo që duhet të bëni ju është t’i lani frutat dhe perimet në atë mënyrë që bakteret ta kenë të pamundur të qëndrojnë në lëkurën këtyre të fundit.
Përzierja e uthullës së mollës me ujë në raport 1 me 3 mund të vrasë deri në 98% të baktereve dhe të eliminojë çdo kimikat nga lëkura e frutave apo perimeve.
Pasi t’i keni spërkatur, lërini për 30 sekonda e më pas shpëlajini me ujë të bollshëm.
Teknika e mësipërme do të pastrojë frutat nga bakteret dhe pesticidet dhe uji i ftohtë mund të ndihmojë në eliminimin e shijes së uthullës.
Ndërkohë për perimet si brokoli apo lulelakër duhet t’i vendosni në një enë ku keni përzierë në të njëjtin raport ujë dhe uthull.