Kuriozitete
Lamborghini 300 mijë euro i 2017 tërheq vëmendjen, pëson defekt ne Vlorë
Një automjet i shtrenjtë dhe i bukur, ëndrra e çdo mashkulli e pse jo, edhe femre shofere, një Lamborghini prodhim i vitit 2017, duket se ka mbërritur në vendin tonë dhe është blerë nga një shqiptar.
Vlera e këtij automjeti është rreth 300 mijë euro dhe siç e thamë më sipër, viti i prodhimit të tij është 2017. Këtë fundjavë makina e shtrenjtë ka vizituar qytetin e Vlorës, ku edhe ka tërhequr vëmendje.
Është një automjet me dy vende dhe siç duket, e ka pësuar keq për shkak të infrastrukturës së dobët në qytetin bregdetar. Rrugët me gropa të shumta, të paasfaltuara mirë e që mbajnë ujë në pjesë të ndryshme kanë dhënë efektin e tyre tek makina “e brishtë”.
Drejtuesi i saj ka hapur krahun ka kontrolluar mjetin për defekt, siç raportojnë qytetarët pranë JOQ.al. Ndoshta Rama, i cili është edhe deputet në këtë zonë, duhet t’u kushtojë më shumë rëndësi të tilla problematikave, pasi jo të gjithë udhëtojnë me makinat e shtetit e u dhimbsen ato paratë e rregullimit të automjeteve teksa shkatërrohen.